Shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova është inauguruar sot në Istog për nder të ditëlindjes së tij dhe u vendos në memorialin e emëruar në emrin e tij.

Në inaugurimin e kësaj shtatore mori pjesë edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Ai bashkë me Kryetarin e Komunës, Haki Rugova, nënkryetarin e LDK-së Lutfi Hazirin dhe të bijën e ish -Presidentit, Teuta Rugova bënë zbulimin e shtatores para shumë të pranishmëve që ishin mbledhur në qendër të Istogut.

“Zbulimi i shtatores së ish presidentit Rugova në ditën e ditëlindjes së tij është shenjë e kujdesit dhe e nderimit të përhershëm të qytetarëve dhe institucioneve për prijësin e tyre, për themeluesin e LDK-së dhe ideatorin e republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, tha Hoti.

Kryetari i Istogut, Haki Rrugova deklaroi se ardhja e shtatores së Presidentit historik në Istog është një ëndërr e bërë realitet./21Media