Një agjent rus i cili ishte i caktuar për të përcjellur liderin opozitar, Alexey Navalny, ka zbuluar se si ai ishte helmuar në muajin gusht, me agjentin nervor noviçok që i ishte vendosur në të brendshme.

Deklarimi i agjentit që ishte pjesë e ekipit elitar të toksinave në shërbimin sekret rus erdhi pas një telefonate të gjatë pas demaskimit të këtij ekipi nga CNN.

Agjenti Konstantin Kudryavtsev gjithashtu foli për të tjerët që ishin të përfshirë në helmimin e qytetit Siberian Tomsk, dhe si ai ishte dërguar për të pastruar gjërat, duke menduar që është duke folur me Këshillin Kombëtar të Sigurisë Ruse. Në të vërtetë ai ishte duke biseduar me vet Navalnyn, i cili gati sa nuk vdiq pasi u helmua.

Navalny për një kohë të gjatë ka qenë një thumb për presidentin Vladimir Putin, duke ekspozuar korrupsionin në vende të larta.

Putin javën e kaluar konfirmoi se Shërbimi Sekret Rus e ka përcjellur Navalnyn, mirëpo shtoi se po ta donte Rusia të vdekur atë, do ta përfundonin punën./21Media