Havertz do të transferohet për 100 milionë euro

Havertz do të transferohet për 100 milionë euro

Super talenti gjerman Kai Havertz,  ka vendosur përfundimisht të largohet nga Bayer Leverkusen pas katër vjetëve qëndrim në ekipin e parë.

20-vjeçari kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, por duket se e ardhmja e tij do të jetë përsëri në vendlindje, por tani te Bayern Munich.

Ka qenë televizioni Sky në Gjermani që ka raportuar se dëshira e lojtarit është të bashkohet me Bayern-in në verë.

Trajneri i Bayern-it, Hans-Dieter Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Havertz në verë para Leroy Sanes.

Havertz pritet t’i bashkohet Bayernit për 100 milionë euro, pasi Leverkusen nuk dëshiron të dëgjoj për ofertë më të ulët.