Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, i ka çuar porosi kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo i ka thënë se se Kosova nuk do të ndalet. “derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra, të dilni para gjyqit. Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj.”, ka shkruar Balaj- Halimaj.