Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së, është infektuar me COVID-19.

Dëshiroj t’ju informoi se sonte mora rezultatin për testin COVID-19, me të cilën kam rezulzuar pozitive”, shkruan Kuzevska.

Ajo thekson se tani për momentin ndjehet mirë dhe nuk ka simptoma. Ndërkaq nesër do të testohen bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

Kuzevska ishte në forumin digjital të organizuar nga LSDM-së, pas së cilës ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u diagnostifikua me virusin korona.

Zaev sot për TV21, tha se ndjehet mirë dhe se nuk ka pasur kontakt me Spasovskin, duke njoftuar se do ta bëjë testin për COVID-19. Ai sonte nëpërmjet rrjetit social Facebook, informoi se në testin për virusin korona ka rezultuar negativ./TV21