Zefaj: Nuk po mundem me kuptu pse diaspora sheh shpëtimin te Kurti, nuk i dëgjon ankesat tona

(Lajm i pëditësuar)
Zefaj: Nuk po mundem me kuptu pse diaspora sheh shpëtimin te Kurti, nuk i dëgjon ankesat tona
Engelbert Zefaj në ‘Click” të RTV21 ka kritikuar perceptimin e diasporës lidhur me udhëheqjen e Albin Kurti, duke theksuar se shumë mërgimtarë e shohin si “shpëtim” për vendin, pavarësisht stagnimit në fusha të rëndësishme.
“Manipulimi dhe perceptimi i diasporës pse vazhdon me këmbëngulje diaspora me perceptimin se Albin Kurti është shpëtimi i këtij vendi, pasi që në 6 vjet kemi ngecje dhe hapa mbrapa, edhe në diplomaci, edhe në ekonomi, edhe në mirëqenien shoqërore. Nuk mundem me kuptu që diaspora këmbëngul edhe sheh shpëtimin ose progresin e Kosovës te Kurti. A nuk i mjafton diasporës të dëgjojë ankesat e neve që jetojmë këtu?” tha Zefaj.
Zefaj: Mërgimtarët e dinë që kur vijnë në Kosovë “mërdhihen”, por fajin nuk ia lënë Kurtit
Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj ka komentuar situatën e mërgimtarëve që vijnë në Kosovë për zgjedhje, duke theksuar se problem nuk është oferta e partive politike.
“Nuk është problemi te oferta e partive politike për mërgimtarët. Ata e dinë çfarë i pret: presin në kolona, dinë që kur vijnë nuk kanë rrymë dhe përballen me vështirësi, dhe prapë nuk e fajesojnë Albin Kurti. Thonë se fajin e kanë ata të para 10 viteve,” tha Zefaj për RTV21.
“Diaspora po shfrytëzohet për vota”, Zefaj: Mërgimtarët kur po vijnë në Kosovë nuk po kanë rrymë
Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai e përshkroi këtë si një praktikë të qëllimshme për të tërhequr votat, pa marrë parasysh pasojat për jetën e qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e huaja.
“Zhvlerësimi i diasporës, organizimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor me qëllim që ta sjellin diasporën në Kosovë për ta marrë votën, është një ana që e kanë menduar politikanët, por asnjëherë nuk i kanë menduar pasojat. Është dhjetor, është ftohtë, ka vonesa në kufi ku detyrohen të presin me fëmijë të vegjël – gjithë ai rrezik për jetën e tyre është bërë qëllimisht që ata të vijnë dhe t’ua marrin votat,” tha Zefaj.
Ai shtoi se shumë familje që vijnë nga diaspora përballen me kushte të vështira: “Kur po vijnë këtu, i gjejnë shtëpitë pa rrymë, pa ngrohje. Mërgata, në një mënyrë, po sakrifikon vetën për dashninë e madhe që ka për Albin Kurtin, derisa ta kuptojë realitetin.”/RTV21/21Media