Zefaj: Vjosa Osmani është një “Albin tjetër”

(Lajm i përditësuar)

Zefaj: Vjosa Osmani është një “Albin tjetër”

Analisti politik Engelbert Zefaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar strategjitë e mundshme të Presidentes Vjosa Osmani në raport me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Albinin nuk mundesh me e largu prej fronit ndryshe, veç me një Albin tjetër. Në këtë rast, për mua Vjosa Osmani figurativisht është një Albin, edhe atë jo ballë për ballë, por Vjosa, me ndihmën e një partie tjetër – në këtë rast me LDK-në. Sepse në rastin kokë më kokë, Vjosa me Albinin, prap Albinin e kemi triumfues,” tha Zefaj.


Zefaj: Partive opozitare është duke iu munguar lideri i madh

Analisti politik Engelbert Zefaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën e partive opozitare, duke theksuar mungesën e një lidershipi të fuqishëm që të ketë ndikim të menjëhershëm mbi masën.

“Partive opozitare është duke iu munguar lideri i madh, ai lideri që çfarëdo që flet, masa e ndjek menjëherë, pa marrë parasysh a e ka mirë apo keq. Një lider i madh e bind masën. Ky është problemi te opozita për momentin,” tha Zefaj.

Ai shtoi se aktualisht nuk ekziston një figurë e tillë që të ketë autoritet mbi publikun, por që të udhëheqë partinë e vet me ndikim. “Lider me partinë e vet mundet me qenë Ramush Haradinaj,” deklaroi Zefaj./RTV21/21Media

Back to top button