“Peng i dashurisë” ishte një ndër serialet më të shikuara turke, i cili ështëtransmetuar në ekranin e RTV21. Edhe ky serial kishte një storie të veçantë, e cila bëri shumë shikues për vete.

Ajo që rrëmbeu vëmendje të madhe ishte  aktorja Hazal Subasi, apo siç njihet nga seriali si “Zehra”.

Ani pse në serial nuk e kishte një jetë të lumtur, në jetën reale aktorja është duke jetuar e lumtur afër personave të zemrës. Hazal është në lidhje dashurire me aktorin e njohur turk, Rıza Kocaoğlu. Për aktoren 24 vjeçare duket se mosha ska fare rëndësi pasi që Riza është 17 vjet më i vjetër.

Sipas mediave turke, çifti me diferencë në moshë prej 17 vjetve kanë filluar të bashkëjetojnë dhe kanë në plan që të martohen.

Kujtojmë që, bukuroshja ishte në lidhje 2-vjeçare me aktorin Erkan Meriç, i njohur si “Omeri”./21Media