Një nga zejet jetëgjata në zemrën e shpirtit ndërmarrës ferizajas është edhe zeja e  këpucëtarëve. Nga shumë zejtar të tillë që kishte dikur Ferizaj. ndër më të veçantit, por edhe me të njohurit janë vëllezërit Nebihi, të cilët këtë zanat të trashëguar nga të paret e tyre e bëjnë për me shume se 40 vjet.

Ndonëse kohët kanë ndryshuar shumë dhe interesimi për punën e tyre ka rënë dukshëm, ata vazhdojnë t’u zgjasin jetën këpucëve të qytetarëve të Ferizajt dhe jo vetëm, por edhe të prodhojnë këpucë origjinale me po të njëjtin pasion dhe dashur sikur 40 vjet më parë./21Media