Kritika të shumta ka pasur Milaim Zeka

Kritika të shumta ka pasur Milaim Zeka

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka pasur kritika se pse seanca po mbahet në ditën kur është Nata e Zjarreve.

“Më lejoni të shpreh protestën time ndaj mënyrës se si po e udhëheq seancën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Po na diskriminon në dhënien e fjalës. Është turp për Kryesinë e Kuvendit me thirrë seancë në Natën e Zjarreve. Ne kemi ardhur sot me fol për një platformë në kohën kur deputetët e Kuvendit flasin për procedura e për rregulla, e ndërsa ne nuk e kemi nxjerrë një rregullore për punën tonë. Sa i përket platformës, ne mund të nxjerrim rezoluta, por ka edhe një mundësi tjetër që fuqitë e mëdha ShBA dhe me i mbledh delegacionet e dy shteteve dhe me i izolua me muaj deri sa të arrihet marrëveshja. Sot nuk kemi folur për procedura. Po shihet që deputetët e LDK dhe të VV dojnë të vijnë vetëm ta bëjnë llugë. E kuptoj që ata dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë. Nuk e kuptoj se pse dëshirojnë ta bëjnë llugë në çështjen e dialogut. Le të bisedojnë me neve deputetëve që dëshirojmë ta rrëzojmë Qeverinë dhe le t’i bëjnë 61 vota, por jo me e sabotu”, ka thënë Zeka.

Seanca ku po diskutohet platforma për dialogun është ndërprerë për të vazhduar në orën 14 e 30.