Muhamed Zekiri për TV21 tha se te vëllau i tij ka qenë për Bajram e jo për iftar, siç deklaroi  lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev duke folur për antarët e partisë së tij të cilët janë prekur nga Covid-19, tha se të gjithë janë të kujdesshëm, por Zekiri e kishte marrë virusin nga një vizitë që i kishtë bërë të vëllaut për Ramazan.

Zekiri i tha TV21 se Zaev e ka ngatërruar Bajramin dhe Ramazanin. Ai tha se asnjëherë nuk ka shkuar askund për iftar, por ka qenë për Bajram te vëllau, normalisht për t’ia uruar festën./TV21