Zelanda e Re ka arritur ta frenojë koronavirusin

Zelanda e Re ka arritur ta frenojë koronavirusin

Zelanda e Re nisi të martën heqjen graduale të masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke ulur nivelin e kërcënimit nga katër në tre, zyrtarët thanë se disa biznese jothelbësore dhe shkollat rinisin operimet nga sot.

Rreth 400 mijë njerëz iu rikthyen punës.

Zelanda e Re, falë izolimit dhe mbylljes së kufijve, ka arritur ta frenojë koronavirusin herët.

Ajo ka raportuar më pak se 1 mijë 500 raste të të infektuarve dhe 19 viktima.

Një ditë më herët, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se virusi aktalisht ëshë eliminuar.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë, duke thënë se situata aktuale nuk do të thotë “fund total” i rasteve të reja me koronavirus.