Zelenska takohet me bashkëshorten e mbretit Charles III

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska është takuar me gruan e mbretit Charles III, mbretëreshën Camilla, gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar.
Zelenska shkroi në “Telegram” se ishte një “nder” të takoja Madhërinë e Saj dhe t’i tregoja asaj se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në territoret tona të pushtuara përkohësisht nga Rusia.
Ato folën gjithashtu se si lufta i ka “ndarë familjet”.
“Shumë fëmijë janë të privuar nga mundësia për të komunikuar me prindërit e tyre në shtëpi, pasi që babai ose nëna mund të shërbejnë në forcat e armatosura”, tha Zelenska./21Media

Back to top button