Zelensky flet me anëtarët e Kongresit amerikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është duke e mbajtur një fjalim virtual për anëtarët e Dhomës dhe Senatit të SHBA.
Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara përpara fjalimit të tij virtual në Kongresin Amerikan.
Zelensky pritet të bëjë thirrje që SHBA të ndihmojë në zbatimin e një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë – për të mbrojtur civilët – dhe të sigurojë avionë luftarakë që ukrainasit mund t’i përdorin për t’u mbrojtur, transmeton rtv21.tv.
Fjalimi vjen pasi ligjvënësit amerikanë kanë miratuar miliarda ndihmë për Ukrainën dhe Shtëpia e Bardhë po premton ndihmë të re ushtarake.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden planifikon të detajojë ndihmën e SHBA për Ukrainën në një fjalim të tij më vonë gjatë ditës të mërkurën./21Media

Back to top button