Zelensky: Kemi informacione, Rusia po përgatit luftë në një vend të Ballkanit

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka thënë se ka informacione se Rusia po përgatitet që ta destabilizojë Ballkanin duke shkaktuar një luftë.
Ai ka thënë se bota vendet e botës duhet të ndërmarrin diçka.
“Kushtoni vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të tillë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit (të jetë) në luftë me një tjetër”, ka thënë Zelensky para gazetave afrikanë.
Sipas tij Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi, për të larguar vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.
“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por siç kam thënë, nuk është problem i djeshëm, por as nga pardje. Të gjithë e dinë këtë konflikt të vazhdueshëm, por askush nuk dëshiron t’i japë fund. Konflikti në Lindjen e Mesme, prapa saj qëndron Rusia, jemi të sigurt se këtë po e bën me aleatin e saj- Iranin”, ka shtuar ai./21Media
Zlokobna najava Zelenskog za Balkan🗣️
“🇺🇦 ima informacije da bi 🇷🇺 mogla izazvati novi rat na Balkanu. Ako partneri ništa ne poduzmu, onda će opet biti takva eksplozija, a to opet nije nova priča. Stoga će 🇷🇺 investirati u to da se jedna balkanska zemlja danas bori protiv druge.” pic.twitter.com/LdMHTWMmEg— Emin Gradaščević (@GradascevicEmin) November 16, 2023