Zelensky paralajmëron për sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përdori fjalimin e tij të drejtpërdrejtë me video në parlamentin japonez për të paralajmëruar për rreziqet, me të cilat përballet vendi i tij nga sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Udhëheqësi ukrainas bëri thirrje gjithashtu për sanksione për t’i dhënë fund agresionit rus dhe tha se luftimet në disa zona të vendit të tij ishin aq të këqija sa njerëzit nuk ishin në gjendje të varrosnin të afërmit që ishin vrarë./21Media

Back to top button