Zelensky: Raportet për dorëzim janë “provokim fëmijëror”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë sugjerimet se ai është gati të dorëzohet si një “provokim fëmijëror”, pasi një pankartë e rreme u shfaq në një emision lajmesh ukrainas duke thënë se presidenti po i bënte thirrje popullit të tij të linin armët, transmeton rtv21.tv.
“Unë mund t’i kërkoj vetëm ushtrisë ruse të heqë armët dhe të kthehet në shtëpi”, tha Zelensky në një deklaratë video, duke shtuar, “ne jemi tashmë në shtëpi, ne po mbrojmë tokën tonë, fëmijët tanë. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë armë deri në fitoren tonë”.
Sipas zyrtarëve të qeverisë ukrainase, lajmi i rremë u shfaq në kanalin e lajmeve “Ukraina 24” pas një hakimi rus./21Media

Back to top button