Zelensky thotë se Aeroporti civil në perëndim të Kievit është shkatërruar plotësisht
Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km (155 milje) në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës./21Media