Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte ka hedhur akuza ndaj ministrit aktual, Arben Vitia, për vonesat e nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksiniave Biontech/Pfizer/.

Zemaj ka deklaruar se shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës. Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Zemaj ka shtuar se shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo sipas tij, me parulla politike.