Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se asnjë mjek nuk është i papunë në Kosovë.

“Kur të punësohen 150 specialistë që janë në proces të konkurrimit, asnjë mjek në Kosovë nuk është i papunë. Përjashtoj stomatologët për të cilët jam duke bërë zgjidhje”, ka thënë Zemaj në një intervistë për “Argument Plus” në RTV21.

Ndërkohë, kur u pyet Zemaj për mjekët që kanë ikur nga Kosova duke mos parë përspektivë të punësimit, Zemaj reagoi “kthemi, kam vend edhe për ata”./21Media