Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit virtual që zhvilloi me kryetarët e komunave tha se tema kyce yshte situata epidemiologjike në vend, si dhe u koordinuan për repsketimin e masave kundër Covid-19.

Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.

Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm.”, tha Zemaj.

Tutje ai bëri të ditur se Këkkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit Covid 19.

Në anën tjetër kryetari iPrishtinë, Shpend Ahmeti pas takimit tha se Prishtina është futur në zonën e kuqe dhe është rekomanduar që të mbyllet për një javë./21Media