Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se sonte janë mbyllur disa kafiteri në “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë”, të cilat shkelnin rregullat anti covid.

Zemaj po ashtu paralajmëroi se këto masa do të zbatohen ndaj kujdo që shkel rregullat për mbrojtje nga kornavirusi.

“Respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistoj rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid.

Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave!”, shkroi ministry në Facebook./21Media

Bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, sonte kemi mbyllur disa kafiteri në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën…

Gepostet von Armend Zemaj am Freitag, 16. Oktober 2020