Zemaj do të bisedojë me homologun izraelit për vaksinat antiCOVID

 

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

Në takimin që do të mbahet në ora 16:00, do të diskutohet rreth ndihmës së Izraelit për të siguruar vaksinat antiCOVID për Kosovën.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z. Armend Zemaj dhe ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein. Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës. Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme”, thuhet në komunikatën e MSH-së./21Media

Back to top button