Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka njoftuar se kanë pranuar dy aparatura për testim nga OBSH-ja të cilat do të mundësojnë shtimin e kapaciteteve të testimit.

Sipas ministrit kapaciteti i testimit do të rritet deri në tri herë.

“Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani. Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve”, ka thënë Zemaj./21Media