Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se Kosova ka shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë.

“Nuk mund të them që kemi arritur të gjithë ato që kemi synuar, por synimet tona kanë prodhuar sukses dhe kjo është në menaxhimin e pandemisë, në furnizimin me barna, me pajisje të reja për spitalet tona dhe sukseset tona janë më 1500 specializantë të rinj me punësimin e 575 punonjësve të rinj…”, ka deklaruar Zemaj në konferencën për fundvit.

Ai theksoi se shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional me buxhet dinjitoz për qytetarët.

Zemaj u shpreh se gjatë mandatit të tij si ministër janë punësuar edhe rreth 150 specializantë që ishin të pa punë dhe premtoi se asnjë specializantë s’do të mbetet i papunë.

Kujtojmë se rastet e para të koronavirusit në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020, ndërsa aktualisht numri total i infektimeve kalon 50 mijë, ndërsa 1 mijë e 298 kanë vdekur nga COVID-19./21Media