Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit sot tha se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së pacientëve në Klinikën Infektive të dielën e kaluar.

Zemaj kërkoi nga deputetët të mos paragjykojnë dhe të mos ngrisin dyshime të pabazuara duke shtuar se nuk ka pasur vërejtje rreth furnizimit me oksigjen në Klinikën Infektive.

“Më datë 5 korrik unë e kam autorizuar inspektoratin shëndetësor me të marrë lajmin për katër vdekjet në Klinikën Infektive. Kanë dalë në vendngjarje në orën 11 dhe kanë filluar hetimet, investigimin rreth rrethanave, faktorëve që ndikuan në këtë çështje”, tha ai.

Zemaj tha se të gjitha aparaturat dhe stabilimentet kanë qenë në gjendje të rregullt./21Media