Mbrëmë ka ndërruar jetë një 71-vjeçar nga Vushtrria, si pasojë e sëmundjes Covid-19.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar Klinika Infekive.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shprehi ngushëllime familjes, me ç’rast bëri thirrje për kujdes.

“Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv. Bashkë do ia dalim!”, ka shkruar Zemaj mbrëmë në “Facebook”./21Media