Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se sot ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe inspektorët e komunave të Kosovës, derisa theksoi se gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave anti-COVID.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj deklaroi se në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

“Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës!Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies“, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook. /21Media