Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, sot zhvilloi një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutoi rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë Covid -19 në shtetet respektive.

Gjatë bisedës, siç njoftoi MSH, u diskutua edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Zemaj i njoftoi homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në  mes të Republikës së Kosovës me këto shtete.

“Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi.”, bëri të ditur MSH përmes komunikatës./21Media