Zemaj: Kemi siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se kanë arritur të sigurojnë 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID.

Zemaj gjithashtu ka bërë thirrjet për respektim të masave antiCOVID.

“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid. Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!

Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, 10 January 2021

 

Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 253 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë./21Media

Back to top button