Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj ka kërkuar përkrahje për sigurimin e aksinës anti- Covid nga ministry federal i Shëndetësisë Çështjeve sociale, Përkujdesje dhe Mbrojtjen e konsumatorit, në Vjenë ,Rudolf Anschober

Ai këtë e bëri gjatë një takimi që zhvilluan sot me Anschober kur prezent ishte edhe doktori Lul Raka.

“Neve, theksova në takim, kemi nevojë për bashkëpunim, sikundër që kemi nevojë për ndihmë dhe përkrahje, në veçanti në prezantim dhe mbeshtetje të interesave tona, për sigurimin e vaksinës anti Covid19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Adresa ime e parë, e daljes në vendet e BE-së, e lidhur ngushtë me pandeminë, është jo rastësisht Austria, ky vend mik që ofroi mundësi dhe mbeshtetje për qytetarët tanë por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë.”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj në Facebook.

Kosova para dy ditësh ka aplikuar zyrtarisht për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 në aleancën globale GAVI-COVAX./21Media