Zemaj kërkon që punëtorëve shëndetësorë t’u paguhet shtesa deri në 300 euro në muaj

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosoës, Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj. Zemaj në një shkrim në Facebook u shpreh se kjo kërkesë e tij u mbështet nga shefi i Qeverisë.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit.”, shkroi Zemaj në Facebook./21Media

Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë,…

Posted by Armend Zemaj on Monday, August 10, 2020

Back to top button