Zemaj konfirmon se vaksinat anti-covid vijnë në shkurt
30 Dhjetor 2020
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.
“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në televizionin publik.