Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive.

Kështu deklaroi ministri Armend Zemaj, i cili tutje tha se ky është rezultat i kujdesit që kanë treguar qytetarët ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive.

Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet“, shkroi Zemaj në Facebook./21Media