Pas masave të reja që ka vendosur qeveria, shumë shoqata të bizneseve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Pas këtyre shqetësimeve ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se masat e reja nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve.

“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”, ka shkruar ndër tjera Zemaj në Facebook.

Ait tuje ka shtuar se edhe komunat tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit, do të ketë të njëjtat masa si Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja.

“Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!”, ka shkruar Zemaj.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për…

Posted by Armend Zemaj on Friday, November 6, 2020

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në Kosovë. Në to përfshihet mbyllja e shërbimeve të gastronimisë nga  sot  (06/11/2020) në ora 20:00 deri 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00./21Media