Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte deklaroi se masat e reja të qeverisë për mbrojtje nga Covid-19, Ligji, por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet.

“Respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë.”, shkroi ndër të tjera Zemaj në facebook.

Zyra e Kryeministrit sonte informoi se Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19./21Media