Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Kliniko-Univesritar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi është takuar me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha dhe stafin menaxhues të kësaj klinike.

Zemaj derisa ka njoftuar për takimin, thotë se Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është duke punuar me kapacitet të plota.

Derisa thekson se në takim u bisedua edhe për situatën e pandemisë në mënyrë që situata e krijuar nga kjo pandemi mos t’i zë të pa përgatitur.

Me këtë rast ai është zotuar se si ministër dhe si Qeveri e Kosovës do të jenë afër çdoherë.

“Klinika infektive pranë QKUK-së është duke punuar me kapacitetet të plota. Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit të SSHKUK-së, dr.Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha por edhe me stafin menaxhues, biseduam si të ecim tutje, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur. Duke inkurajuar personelin shëndetësorë në përgjithësi por të Klinikës Infektive në veçanti dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale, përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar. Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm. Falënderoj personelin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Zemaj./21Media