Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar për përfaqësuesit e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim, Zemaj thotë të kenë diskutuar për shërbimin shëndetësor në burgje.

“Në takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, diskutuam për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngitjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendet ku personat mbahen pa vullnetin e tyre”, ka thënë Zemaj përmes një shkrimi në “Facebook”.

Mes tjerash në takim është diskutuar edhe për Ligjin për Shëndetin mendor. Me ç’rast thuhet se Ligji për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse është në fazën e rishikimit.

“Ministria e Shëndetësisë është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse duke qenë se ky ligj ka qenë vështirë i zbatueshëm”, ka shkruar tutje Zemaj.

Bashkëpunimi dhe rekomandimet nga ana e Këshillit të Evropës, janë të mirëseardhura për të ngritur cilësinë e përkujdesjes shëndetësore për personat që mbahen në institucionet shëndetësore apo korrektuese./21Media