Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në konferencë për media tha se beson që është situatë e qartë që duhet të rritet respekti për vetveten, për familjen dhe të ruhet shëndeti publik.

“Mos të lejojmë që për pak kujdes situata të na del jashtë kontrollit”, u shpreh Zemaj, shkruan rtv21.tv
Ai tha se do të kalojnë në një fazë të re të respektimit të manualit, duke angazhuar të gjitha kapacitetet që ka Kosova.
“Nëse detyrohemi, ritheksojmë që edhe institucionet publike edhe ato private do të kenë masa të ndëshkimit, sepse nuk na lejohet rrugë tjetër.”, u shpreh më tutje ministri Zemaj.
Kujtojmë që, në Kosovë nga koronavirusi janë infektuar 1326 persona, 921 janë shëruar, ndërsa, 31 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media