Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar sot në Klinikën Infektive, ku u njoftua për gjendjen e pacientëve të prekur me Covid-19 e që po trajtohen në Infektivë. Zemaj u shpreh se në ditët në vijim do të shpërndahet manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.

I pari i Shëndetësisë shpreson se me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve publike dhe atyre private, ua bënë të qartë rregullat e përgjithshme dhe ua sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre rregullave. Zemaj kërkoi në fund nga qytetarët t’i shmangen kontakteve dhe t’i respektojnë rekomandimet e dhëna.

“Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjen e pacientëve e cila nuk është stabile.
Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë. Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private. Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë të qartë, rregullat e përgjithshme dhe u’a sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjës së pandemisë COVID-19.”, ka shkruar mes tjerash Zemaj në Facebook./21Media