Zemaj në Klinikën Infektive, s’deklarohet për media
5 Korrik 2020
Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës Infektive në QKUK. Mëngjesin e së dielës policia ka bllokuar hyrjet për në këtë klinikë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ishin brenda Klinikës Infektive, por nuk janë deklaruar për media.
Në orën 13:00 është paraparë të mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore në vend. Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Portali rtv21.tv do t’ju mbajë të informuar./21Media