Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në kohën kur këtë ministri e drejtonte Arben Vitia u pagua 500 përqind një bar që ka çmim minimal.

Ai duke folur në një intervistë në RTK, ka thënë se dyshohet për keqpërdorime në kohën e Vitisë dhe se tashmë Prokuroria është vënë në dijeni.

“Nga koha e ministrit Vitia ka dyshime për raste korruptive. I kemi çuar në Prokurori. Ka një bar, i cili ka një çmim minimal, por që është paguar 500 përqind. Është nga koha e ministrit Vita dhe figuron nënshkrimi i tij”, ka thënë Zemaj.

Ai, duke folur për menaxhimin e situatës, ka thënë se duhet pasur parasysh që ai po vepron duke i kufizuar masat, por edhe duke lejuar funksionimin e ekonomisë./rtk