Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar ashpërsim të masave antiCovid.

Zemaj këtë paralajmërim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se për këtë e ka njoftuar edhe komandantin e KFOR-it Michele Risi, me të cilin ka bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e COVID-19.

Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes. E falenderova Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës. Të veprojmë menjëherë, duke shmangur levizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti COVID!“, ka shkruar Zemaj.