Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa të reja për parandalimin e Covid-19 nga java e ardshme.

“Masat të cilat do të merren janë në nivel vendi dhe jo për komuna veç e veç”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Ai po ashtu vlerësoi së është situatë më e qetë në raport me Covid-19. Sipas tij tregues janë se nga 10 dhjetori e deri me 17 dhjetor në nivel vendi janë raportuar 3 mijë 555 raste poztive, kurse tregues tjetër është kategorimizimi i ri i komunave.

“Këtë javë në zonën e kuqe janë 11 komuna nga 16 sa ishin javën e kaluar, në zonën e verdhë 11 komuna, kurse në zonën e gjelbër kemi tani 16 komuna”, tha Zemaj.

Ai tregoi se në zonën e kuqe janë këto komuna: Prishtina, Zvecani, Zubin Potoku Fushë Kosova, Obliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

Në zonën e verdhë: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani , Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu, Ranillugu.

Në zonën e gjelbër: Graqanica, Klina , Hani i Elezit, Shtimja, Dragashi, Juniku, Suhareka, Skenderaj, Malisheva , Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Novobëerta, Kaçaniku dhe Mamusha/21Media