Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj,  ka vizituar sot Spitalin Rajonal të Mitrovicës ku është mbajtur konferenca gjatë të cilës janë kumtuar edhe rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.

Nga atje Zemaj ka paralajmëruar edhe një vizitë në Veri të Mitrovicës.

Në pyetje të gazetarëve kur do të jetë vizita e tij në Veri, është përgjigjur: “Së shpejti”.

Ndryshe, në Komunën e Mitrovicës sot janë konfirmuar 7 raste të reja me Covid-19./21Media