Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj pandemisë në mënyrë që të mundësohet funksionimi i hapur të shtetit.

Zemaj ka shkruar në Facebook se shteti duhet të jetë i hapur.

“Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar. Ndërsa për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit”, ka shkruar ai duke bërë thirrje pë kujdes në mënyrë që të mundësohet funksionimi i hapur.

I pari i Shëdetësisë, Armend Zemaj u shpreh se për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikmëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit./21Media