​Zemaj për tentim atentatin: Gjithçka është në dorën e organeve të rendit

​Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka konfirmuar tentim atentatin ndaj tij dhe bashkëpartiakëve.
Ai tha se gjithçka është në dorën e organeve të rendit të Kosovës.
Ndërsa, shtoi se si përfaqësues të popullit po vazhdojnë punën e tyre në Kuvendin e Kosovës.
“Personalisht në këtë fazë mbetet fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyesni Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”, tha ai.
Zemaj u shpreh se Kosova mund të ketë armiq me emra të përveçëm, por ata që e dëshirojnë lirinë, pavarësinë janë më të mëdhenj se sa kriminelët.
“Gjithçka çka është dashtë nga organet e rendit është vlerësim pozitiv edhe punë e mirë që e kemi parë deri më tani, tha ai.

Back to top button