Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka deklaruar përpjekjet asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te qëllimi i sigurimit të vaksinave antiCovid. Ai u shpreh se për sigurimin e vaksinave kanë punuar me muaj të tërë.

“Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19. Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.” , ka shkruar Zemaj në facebook.

Sipas Zemajt, ky rrugëtim ka qenë shumë i vështirë pasi që nuk jemi as pjesë e OBSH-së as e Bashkimit Evropian.

“Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin jemi angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kemi pasur edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë. Falënderoj qytetarët për durimin që kanë pasur deri më tani, Komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19”, ka shkruar tutje ish-ministri Zemaj.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge ka thënë se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Siç informoi qeveria, ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15. ndërsa, në orën 20:20 do të mbajnë fjalime Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it,  përfaqësuesi i UNKT-së.

Kontingjenti i parë i vaksinave që do të vijë në Kosovë është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX./21Media

Sot po arrijnë 24.000 dozat e para të vaksinës anti Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, në Republikën e Kosovës.

Të…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, March 28, 2021