Arben Vitia sot e ka marr zyrtarisht detyrën e ministrit të Shëndetësisë, të cilën ia ka dorëzuar ish-ministri, Armend Zemaj.

Zemaj derisa ka njoftuar se i ka dorëzuar detyrën Vitisë ka shkruar edhe se nuk do të ndalet se angazhuari e përkushtuari për të kontribuar në të mirën e shëndetësisë.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie është sfida më e madhe për çdo drejtues të saj.

“Me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë, dorëzova pozitën e Ministrit të Shëndetësisë te Ministri i ri z. Arben Vitia, mirëpo kjo nuk nënkupton që do të ndalem së angazhuari e përkushtuari për të kontribuar në të mirën e kësaj fushe dhe të mirën e shëndetit të qytetarëve tanë. Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie është sfida më e madhe për çdo drejtues të saj, dëshmi të saj e kemi edhe punën tonë të jashtëzakonshme e të matshme, e cila është gjurmë orientuese dhe përcaktuese për të bërë më të mirën për shëndetësinë. Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet. Pandemia ishte fokusi ynë”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj./21Media

Me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë, dorëzova pozitën e Ministrit të Shëndetësisë te Ministri i ri z. Arben Vitia,…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, 23 March 2021