Zemaj: Qeveria mbështet vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë dhe atë të Neonatologjisë në QKUK. Zemaj nga aty ka thënë se do të themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

“Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit. Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja. Në mandatin tim i kam me prioritet të veçantë Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK. Andaj sot i shoqëruar nga dr. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, vizitova këto dy klinika, ku për së afërmi u njoha me gjendjen dhe punën që po bëhet si dhe me kërkesat e stafit mjekësor”, ka shkruar Zemaj.

Ai madje ka thënë se Qeveria nën udhëheqjen e Avdullah Hotit e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësorë me nga 300 euro edhe për muajt sa do të zgjas pandemia.

“Mjekëve iu shpreha mirënjohjen time dhe i falënderova pafundësisht për punën e tyre të palodhshme. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor me nga 300 euro edhe për muajt sa do zgjas pandemia. Mjekët, infermieret dhe stafi mjekësor në tërë Kosovën janë̈ heronjtë e sotëm. Unë si ministër dhe si Ministri e Shëndetësisë në përgjithësi gjithnjë do qëndrojmë në krah të tyre, do t’u ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë. Ju faleminderit mantelbardhë! Bashkë do të ja dalim!”, ka përfunduar shkrimi i Zemajt.

Back to top button